Kosova si shtet i pavarur po ecë drejtë fundit të tranzicionit politik dhe shoqëror. Arritja e marrëveshjes politike obliguese në ndërmjetësim direkt nga SHBA dhe BE, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të arrije që ta mbyllë një konflikt shekullor.
Shkruan: Genc Mustafa
Arritja e marrëveshjes dhe mbyllja e problemit shekullore ndërmjet dy shteteve njëkohësisht do të përmbyllet edhe tranzicioni në Kosove, me ndërrimin e gjeneratës së udhëheqësve në politik.
Gjykata speciale e votuar nga deputetët e Kosovës, do të jetë faktori i dytë i tranzicionit politik dhe shoqëror. Ku si rrjedhojë lufta çlirimtare e Kosovës, ashtu siç ishte, do të shihej e pastër edhe në arenën ndërkombëtare, dhe si e tillë, do të ndikojë në përafrimin e politikbërësit evropian dhe qytetarit të Kosovës, duke bërë që shteti jonë të jetë edhe më afër, e pse jo edhe i pranuar në gjirin e Evropës, aty ku edhe e ka vendin.
Si rrjedhojë e këtyre dy proceseve, të cilat nuk janë të ndërlidhura në mes veti, por kanë akterët politikë të përbashkët në Kosovë, do të jetë e pamundur që në 20-vjetorin e tranzicionit në Kosovë, të mos të kemi edhe ndërrim konceptual dhe udhëheqës, brenda shtetit më të ri në Evropë.
Gjeneratës se re i ka ardhur koha për t’u dëshmuar dhe që është e gatshme dhe e aftë për ta quar Kosovën drejte BE-së, NATO-s dhe forcimin e shtetësisë nëpërmjet rritjes së mirëqenies ekonomike.
#GjenerataeRe është gati që pas këtyre dy proceseve të marrë në duart e veta rolin udhëheqës.
#DitëteBardha për #KOSOVEN.