Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën”, i organizuar nga Let’s Do It Kosova dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar sot nga ora 10:00 pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, përveç Prizrenit ku do të nisë në ora 09:00. Ndërsa, i njëjti aksion në Mitrovicë dhe në Junik do të organizohet nesër duke filluar nga ora 10:00.
Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe vullnetarët e të gjitha qyteteve në Kosovë. Për këtë aksion janë shpërndarë 150 mijë thasë dhe maica, derisa do të ketë shujta ushqimi falas për vullnetarët.
Në Kosovë, kjo fushatë është iniciuar nga “Ta Pastrojmë Kosovën” dhe përkrahet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila ka krijuar Task Forcën me akterët e tjerë relevant.
Për aksionin e madh “Ta Pastrojmë Kosovën”, i cili do të zgjasë tre muaj tashmë janë krijuar edhe Task Forca në 32 komuna të Kosovës.
E disa vullnetarë të cilët sot po marrin pjesë në aksionin ‘Ta pastrojmë Kosovën’ gjatë pastrimit në fshatin Zhegoc të Gjilanit kanë gjetur një kuletë me mbi 500 euro brenda dhe të njëjtën ia kanë kthyer pronarit, të cilit i kishte humbur rreth një muaj më parë.