Në Klinikën Infektive në QKUK janë duke u trajtuar 8 pacientë të prekur nga COVID-19.
Sipas raportit të Klinikës Infektive, 5 nga 8 pacientët janë në gjendje stabile, ndërsa 3 në gjendje më të rëndë.
“Nga 8 raste të infektuar me COVID-19, 5 pacientë janë në gjendje stabile; 1 pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe në përkujdesje intensive, si dhe 2 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv, duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe në përkujdesje intensive, si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik)”, thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se sot lirohet 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për COVID-19, si dhe për 2 raste priten rezultatet.