Tre zyrtarë policorë janë lënduar të mërkurën në Gjilan, pas ndërhyrjes për të parandaluar një përleshje fizike mes tifozëve të dy ekipeve futbollistike.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:50, jashtë stadiumit ku po zhvillohej ndeshja mes Dritës dhe Prishtinës, kur tifozët e të dyja ekipeve kanë tentuar të përleshen mes vete.
Për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, policia ka ndërhyrë, me ç’rast janë lënduar tre zyrtarë policorë.










