Dje policia në Gjilan ka arrestuar tre persona – dy burra dhe një grua.
Ata dyshohen për kryerje të veprës “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, ndaj një gruaje të moshuar ku thuhet se e kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë të paligjshme.
“Të dyshuarit kinse kanë hapur një ‘Shtëpi për të moshuar’, ku për qëllim të përfitimi personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj kanë paguar 1,000 euro për muaj”, thotë njoftimi.
Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë jenë liruar në procedurë të rregullt.