Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhjen e ditarëve në shkollën “Hoxhë Kadri Prishtina” në Bresje të Fushë Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti i vjedhjes së ditarëve ishte denoncuar më 22 mars, teksa policia pas punës hetimore tek tash ka arritur t’i identifikojë të dyshuarit.
“Progresi i hetimit të rastit ka rezultuar sot me identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë të implikuar në rastin në fjalë si dhe lokalizimin e vendndodhjes dhe gjetjen e ditarëve të vjedhur”.
“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftim