Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se më datën 29 mars 2018, rreth orës 04:30, pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur në kafenenë “Adriatika”, e cila ndodhet skaj magjistrales Gjilan – Kamenicë, te vendi i quajtur “Bunari i Përlepnicës”, dyshohet se pronari i kafenesë A. M. (1975), ka nxjerr një armë zjarri, pistoletë, dhe të ketë shtënë duke i plagosur tre persona, B. L. (1984) , P. L. (1989) dhe V. A. (1993), që të gjithë shqiptarë, shtetas të Kosovës, njëri nga ta punëtor në këtë lokal.
“Të tre të plagosurit për momentin janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal – Emergjentë në Gjilan, dhe sipas raportit të mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes nga Policia e Kosovës hetimet rajonale, është konfiskuara një armë, Pistoletë Valter , që dyshohet se është përdorur në rast. Njësitet përkatëse relevante janë duke u marrë me rastin. I dyshuari kryesor A. M. , është në kërkim të policisë së Kosovës, për momentin është në arrati”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, për rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë për tre persona të dyshuar, dy nga ta gjenden nën përkujdesje policore në repartet e Spitalit Rajonal të Gjilanit.
“Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në mënyrë që të zbardhen rrethanat e këtij rasti të rëndë i cilësuar “Vrasje në tentativë””, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Ismet Hasha