Goditet një grup që merrej me trafik armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në Shqipëri.
Policia ka sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë eksplozive.
Nng policia e Tiranës janë ndaluar 7 persona, mes tyre edhe shtetas nga Kosova.
Tre nga të rinjtë janë nga Kosova, saktësisht Gjilani, derisa dy të tjerë po nga Kosova janë shpallur në kërkim.
“R.M 20 vjeç, E.P 25 vjeç dhe Sh.H 27 vjeç, të tre banues në Gjilan, Kosovë. Në kuadër të këtij operacioni u shpallën edhe dy shtetas tjerë kosovar”.