Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 48 raste pozitive.
Sipas IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 (1 rast nga Spitali i Prizrenit, një rast nga Spitali i Gjakovës dhe një rast nga Spitali i Gjilanit).
Numri total i rasteve pozitive është 15.520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 142 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.420 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.475.