Tregtarët e Gjilanit, ku shesin ushqime dhe gjera tjera, kanë protestuar ditën e djeshme para komunës, duke shprehur pakënaqësi në punët që do të kryhen në treg.
Ata paknaqësitë e tyre i shfaqën ndaj Komunës së Gjilanit, ata janë kundër kohës së pa përshtatshme në të cilen do të fillojnë punimet ne tregun e Gjilanit .
Edhe pas takimit te djeshëm me nënkryetarin e Komunës ata janë të pajtimit që punimet të fillojnë nga 1 shtatori i vitit 2019 e jo më herët, për shkak të humbjes së sezonës ku ata sigurojnë të ardhura për afersisht një vit.
Prapa kamerave ata kanë shprehur shqetësimin e tyre për investimet e tyre që i kanë bëre në këtë kohë për tu firnizuar per sezonën e verës.