Bekim Zeneli është frustruar shumë të mërkurën, kur mori lajmin e hidhur për të, dhe pothuajse të gjithë shqiptarët, nga Haga.
Gjykata Speciale që ka selinë në këtë qytet holandez shpalli fajtorë dhe dënoi me 81 vjet gjithsej, katërshen e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Pronari i biznesit me veshje nga Mitrovica, mori një vendim interesant, pas këtij zhvillimi.
Ai vendosi një paralajmërim në derën e lokalit ku thotë se ndalohet hyrja për EULEX dhe UNMIK, që janë dy misione të huaja në Kosovë Pos në shqip e anglisht, shenja ishte edhe në gjuhën polake.
Zeneli tha për KosovaPress se e bëri këtë veprim si shprehje të pakënaqësisë për dënimin e njerëzve kryesore të UÇK-së.
“Kjo pavarësisht unë e kam vendosur më shumë si një lloj frustrimi edhe një lloj simbolike, ide si ide qajo është se u ndjeva shumë i zhgënjyer me thanë shumë më doket është pak edhe nuk disha çka me bo diçka më shumë, normal ne nuk duhet me bo edhe diçka ma shumë por diçka kështu si në një lloj simbolike, se jo që diçka që është diçka e madhe, me shpreh vetëm pakënaqësinë me një fjalë tjetër, pakënaqësinë e kësaj që ka ndodhur atje”-tha Zeneli
Ai ka frikë se dënimi i ish-krerëve të UÇK-së mund të ketë pasoja të rënda edhe në të ardhmen e Kosovës.










