Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova do ta vizitojë Kosovën më 21 shtator.
Vizita e saj vie në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim, me ç’rast do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan.
“Më 21 shtator 2022, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.
Në këtë takim ajo do të flasë për zhvillimet aktuale në DHSK si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve”, thuhet në njoftim.