Të shtunën në mbrëmje ka humbur jetën një i ri nga Kosova si pasojë e goditjes nga treni në qytetin Nauchatel të Zvicrës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook.
“Mbrëmë humbi jetën edhe një i ri nga Kosova. Ky është Adrian Ramadani i cili u godit nga treni për vdekje në qytetin Nauchatel. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe farefisit. Ndajmë dhimbjen së bashku”.