Djemtë e legjendave të humorit kosovar, të ndjerit Ibrahim Krajkova-Leci e Rasim Thaçit-Cima, si dhe aktorit Sevdai Radogoshi-Qumili, Shkumbin Radogoshi, Artan Thaçi, e Bekim Krajkova, së fundmi, kanë përfunduar xhirimet e projekteve të reja, ku do të sjellin “Treshi Përsheshi – Junior”.
Bashkë me ta po qëndron edhe i gjalli i vetëm nga kjo treshe e famshme “Qumili”.
Siç mund të shihni, që të tre djemt e legjendave të humorit ngjasojnë shumë me baballarët e tyre.