Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit dhe njëherësh kandidat për një mandat të ri, Alban Hyseni, ka bërë të ditur publikimin e programit të tij qeverisës në faqen e tij zyrtare në internet.
Në njoftimin e tij, Hyseni thekson se programi përfshin fusha kyçe të zhvillimit dhe adreson nevojat e të gjitha gjeneratave, duke ofruar një vizion gjithëpërfshirës për katër vitet e ardhshme.
Planprogrami ynë qeverisës për mandatin e ardhshëm ndërtohet mbi tri shtylla të qarta: Qytet i zhvilluar, Komunë për të gjithë dhe Gjilan i së ardhmes.
Ai ka ftuar qytetarët që të vizitojnë faqen zyrtare për ta parë nga afër programin qeverisës, duke nënvizuar rëndësinë e transparencës dhe bashkëpunimit me komunitetin në procesin e qeverisjes.
www.albanhyseni.com
Bashkë për Gjilanin!
105 – Lëvizja VETËVENDOSJE!