Sot bëhen tre vjet nga rënia në krye të detyrës e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Bunjaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës, u vra më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit, gjatë një sulmi të armatosur ndaj zyrtarëve policorë.
Ai u qëllua për vdekje gjatë përballjes me një grup të armatosur, në kohën kur Policia e Kosovës po intervenonte pas bllokimit të rrugës nga persona të armatosur në Banjskë.
Sulmi shkaktoi përleshje të armatosura ndërmjet pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe grupit të armatosur, ndërsa Bunjaku mbeti i vrarë në krye të detyrës.
Për rënien e tij, Afrim Bunjaku është shpallur Hero i Kosovës./Arbresh.info










