Zyra projektuese dhe ndërtuese Triera Group ka përmbyllur një vit jashtëzakonisht të suksesshëm në fushën e arkitekturës dhe ndërtimit, duke u konfirmuar si një nga emrat më seriozë dhe më të besueshëm në treg. Me një portofol projektesh të realizuara me standarde të larta profesionale, kompania ka treguar përkushtim, vizion dhe cilësi në çdo fazë të punës.
Pronari i Triera Group, arkitekti Bujar Berisha, shprehet i kënaqur me arritjet e këtij viti dhe thekson se suksesi është rezultat i drejtpërdrejtë i punës ekipore dhe përkushtimit maksimal të stafit dhe projektuesve të zyrës.
“Çdo projekt për ne është një përgjegjësi e madhe dhe angazhim 100%. Kjo filozofi pune na ka sjellë rezultate konkrete dhe besimin e klientëve,” – shprehet Berisha.
Një ndër pikat kulmore të vitit është realizimi i projektit ‘Hotel Gallery’, i cili konsiderohet projekti më i madh dhe më kapital i besuar ndonjëherë Triera Group. Ky investim shumë-milionësh pritet të mbetet një referencë e rëndësishme në arkitekturën bashkëkohore dhe një dëshmi e kapaciteteve profesionale të zyrës projektuese.
Berisha thekson se ky projekt nuk është vetëm një arritje për kompaninë, por edhe një përgjegjësi e madhe për të krijuar vlera afatgjata në sektorin e ndërtimit dhe turizmit.
Në fund, ai nuk ka lënë pa falënderuar klientët dhe bashkëpunëtorët që i kanë besuar projektet e tyre Triera Group, duke nënvizuar se besimi i tyre është motivimi kryesor për të ecur përpara.
Sipas tij, edhe viti i ardhshëm pritet të jetë i mbushur me sfida të reja, projekte ambicioze dhe zhvillime të rëndësishme për kompaninë.
Triera Group vazhdon të ndërtojë jo vetëm objekte, por edhe reputacion, vizion dhe standarde të reja në arkitekturë dhe ndërtim./ Radio Star/

