Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se biseda e tij telefonike me presidentin rus, Vladimir Putinin, ishte “shumë e mirë dhe produktive” dhe se dakordimi që Rusia t’i ndalojë sulmet mbi infrastrukturën energjitike erdhi me “kuptimin e përbashkët që ne do të punojmë së shpejti drejt armëpushimit të plotë”.
“U diskutuan shumë elemente të një marrëveshjeje për paqe. Ky proces ka hyrë në fuqi, dhe shpresojmë, për hir të njerëzimit, se do ta mbyllim këtë punë!” – ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social Truth Social.
Ai tha se po të ishte ai president lufta në Ukrainë s’do të kishte filluar kurrë.
“Kjo luftë nuk do të fillonte kurrë nëse unë do të isha president! U diskutuan shumë elemente të një marrëveshjeje për paqe, duke përfshirë faktin se mijëra ushtarë po vriten, dhe që të dy, presidenti Putin dhe presidenti Zelensky do të donin të shihnin që të përfundonte”, ka thënë presidenti amerikan.