“Një nga gjërat që dua të bëj shpejt është të takoj Presidentin Putin dhe ai gjithashtu është dakord”.
Donald Trump la të kuptohet sot se ai mund të takohet me Vladimir Putin në fillim të presidencës së tij.
Duke folur në eventin “Turning Point USA” në Phoenix, Arizona, presidenti i zgjedhur amerikan përsëriti se donte t’i jepte fund luftës në Ukrainë.
“Një nga gjërat që dua të bëj shpejt është të takoj Presidentin Putin dhe ai gjithashtu është dakord”.
Më herët Trump deklaroi se Ukraina ishte kthyer në gërmadha dhe do të duhej një shekull për t’u rindërtuar.
“Ka qytete ku nuk ka asnjë ndërtesë të vetme në këmbë”, tha ai.
Trump theksoi se atij iu shfaqën foto të njerëzve të vdekur në fushat e betejës që i kujtuan imazhe nga Lufta Civile Amerikane e viteve 1861-1865.
“Numri i ushtarëve të vrarë nga të dyja palët, mes Rusisë dhe Ukrainës, është astronomik, ajo që raportohet është shumë më e madhe se ajo që tregojnë të dyja palët”.