Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin të mos ndërmarrë sulme ndaj SHBA-së apo Izraelit.
Në platformën e tij Truth Social, ai shkroi: “Irani sapo deklaroi se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë më parë. MË MIRË TË MOS E BËJNË KËTË, SEPSE NËSE E BËJNË, DO T’I GODASIM ME NJË FORCË QË NUK ËSHTË PARË KURRË MË PARË!”
Deklarata erdhi pasi Trupa e Gardës Revoluacionare Islamike kërcënoi me sulme ndaj bazave amerikane dhe Izraelit, në hakmarrje për vdekjen e Ali Khamenei.
“Operacioni më shkatërrues në historinë e forcave tona të armatosura do të nisë drejt territoreve të pushtuara dhe bazave terroriste amerikane,” thuhej në deklaratë.

