Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se administrata e tij synon që termi “inteligjencë artificiale” të zëvendësohet zyrtarisht me “super inteligjencë”.
Trump e bëri deklaratën gjatë një paraqitjeje publike, duke iu referuar edhe fjalimit të tij të fundit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku kishte thënë se preferonte termin e ri, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Kur thua inteligjencë artificiale, është artificiale. Kjo nuk është, kjo është inteligjencë superiore”, është shprehur Trumpi.
Sipas presidentit amerikan, fjala “super” është më e përshtatshme dhe më e thjeshtë për t’u përdorur.
“Fjala ‘super’ është më e mira nga të gjitha. Dhe është më e thjeshta, kështu që do ta quajmë super inteligjencë”, u shpreh ai.










