Orë para afatit për të arritur marrëveshje tregtare, Shtëpia e Bardhë publikoi tarifa të reja për dhjetëra vende, të cilat do të hyjnë në fuqi më 7 gusht.
Tarifa e Kanadasë, e cila u rrit nga 25% në 35%, hyri në fuqi në mesnatë me orën lokale të SHBA-së (04:00 GMT) – megjithatë, shumica e mallrave kanadeze do të përjashtohen për shkak të një marrëveshjeje ekzistuese tregtare.
Tarifat më të larta për Meksikën janë pezulluar për 90 ditë të tjera, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti amerikan Donald Trump e shpalli për herë të parë planin e tij për tarifat në prill, duke shkaktuar trazira në ekonominë botërore. Por ai e pezulloi atë për t’u dhënë vendeve kohë për të negociuar marrëveshje të reja tregtare, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian.
Tarifat do të thotë që kompanitë që sjellin mallra të huaja në SHBA do të duhet të paguajnë taksa për qeverinë, dhe ekspertët thonë se këto kompani mund t’i kalojnë këto kosto te konsumatorët.
Ndërsa qeveritë në mbarë botën përpiqen të përballen me tarifat e reja të Trumpit, ekziston një “elefant në dhomë” – Kina – thotë korrespondentja jonë Suranjana Tewari.