Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se të mërkurën Kuvendi ka në rend dite draftligjin për tërheqjen e 30 përqindëshit nga Trusti.
Ai tha se kjo kërkesë vjen në kohën që vendi po ballafaqohet me rritje të madhe të çmimeve.
Tahiri shtoi se ky draft ligj prek rreth 695 mijë qytetarë.
“Ky draft ligj prek rreth 695 mijë qytetarë kontribuues. Pozita në këtë rast besoj se do të reflektoj dhe t’i marrë parasysh kërkesat e qytetarëve”, tha ai.