Presidenti i FC Dritës, Valon Murseli, shpesh herë kishe kritikuar ashpër Federatën e Futbollit të Kosovë, përmes statuseve të ndryshme në facebook shkruan Radio Star.
Si duket tani Valon Murseli dhe Agim Ademi, kanë gjetur paqen dhe raportet e tyre janë përmisuar pas takimit në Turqi.
Në një foto të publikuar të presidentëve shihen, ata shihen afër njëri tjetrit dhe të shoqëruar nga kryetari i Llapit, Beqir Batatina dhe ai i Malishevës, Driton Morina.
Murseli kohëve të fundit kishte kritikuar FFK-në, për mosftesën e lojtarëve të tij në Përfaqësuesen e Kosovës, por tani mbetet të shihet se si do të qëndrojnë raportet mes Murselit dhe Ademit./radiostar/