Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një aksident para disa muajsh në fshatin Radivojc të Gjilanit.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së hënës, ku njofton se viktima ishte i hospitalizuar që nga dita e aksidentit, shkruan Insajderi.
“Fsh.Radivojc, Gjilan/14.07.2025-14:10. Lidhur me rastin, raportohet se me 23.11.2025 ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte i hospitalizuar që nga data e aksidentit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK’së.









