Është hedhur shorti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në Futboll, që është paraparë të nis në muajin gusht.
Dy ekipet gjilnase Drita dhe Gjilani edhe sivjet do të luftojnë për kreun e tabelës. Gjilani që në javën e parë do të ketë një punë të vështirë, kur në fushë të vet e pret Ballkanin, derisa Drita në javën e parë do të luajë ndaj Ferizajt si mysafire.
Ndryshe në komision në shortin për Superligë ishin Abdyl Bellopoja, kryetar, kurse anëtarë ishin Isak Ejupi dhe Armend Misini. /kryelajmi.com/.