U jepet lamtumira e fundit Egzonit dhe Nafije Bogujevci, motër e vëlla të vrarë në Livoç të Ulët
Në varrezat e fshatit Pozheran të Vitisë, sot u është dhënë lamtumira e fundit Egzonit dhe Nafije Bogujevci, motër e vëlla që u vranë të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit.
Familjarë, miq dhe të afërm janë mbledhur për t’i përcjellë në banesën e fundit, në një ditë të rëndë dhimbjeje për familjen Bogujevci dhe të gjithë ata që i njohën.










