Janë varrosur sot personat që u aksidentuan dy ditë më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, në Mramor.
Familjarë, miq dhe një numër i madh qytetarësh ishin të pranishëm në varrezat e fshatit Ponesh të Gjilanit për t’iu dhënë lamtumirën e fundit tre pjesëtarëve të familjes Shala, njofton Klan Kosova.