Një qytetar serb i besimit ortodoks është konvertuar në besimin Islam.
E konvertimi i tij u bë nga ish-imami i xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, i cili i ekzaltuar e “shpalli” atë “si më të mirin ndër besimtarët e Islamit”.
Radovani i cili tashmë e ka ndërruar emrin edhe në Ridvan u përqafua me hoxhën, Shefqet Krasniqi.
Aty patën edhe një bisedë të shkurtët.
“Çfarë emri po e zgjedh?”, i tha Krasniqi.
“Ridvan”, u përgjigj Radovani.
E pas përqafimeve të ngrohta të Ridvanit me hoxhën Shefqet Krasniqi ky i fundit i pati edhe disa fjalë për të, duke ia ndihmuar gjuhës shqipe edhe me pak serbisht.
“Edhe dy fjalë, kur thash vëlla Ridvan se ti je sikurse na, por edhe më i mirë sesa ne, pata për qëllim, kur një njeri jo-musliman, e thotë shehadetin e bëhet musliman, krejt gjynahet të cilat i ka bërë, krejt ama krejt, i fshihen i falen. Kështu që nga ky moment, ty fillojnë veprat tua si një letër e bardhë ku nuk ka në të kurrgjë, prej tashit ia nis të shënohen veprat, a ne i kemi plot me gjynahe, ti i ke të pastërta, kështu që ti je më i mirë se na, e ne ta kemi lakmi ty.”, i tha Krasniqi duke e përcjellë këtë fjalim me lutje për mirëqenien e Ridvanit.