Me datën 23 dhjetor të këtij viti kishte ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare, veprimtari Sadik Berisha.
Sot në qytetin e Gjilanit është mbajtur mbledhje komemorative, kryetari i LDK-së dega në Gjilan, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se Gjilanin e Anamorava në këtë lamtumirë të fundit, e falënderon për krejt atë që i dha vendit e atdheut Sadik Berisha.
Shkrimi i plotë:
Mbledhje komemorative për t’ia dhënë lamtumirën e fundit patriotit, atdhetarit, veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Sadik Berisha.
Familja e të ndjerit Berisha e mesoi si të luftohet për liri. Ishte gjurmëve të axhes së tij, heroit Nuhi Berisha, apo edhe më shumë, Heroit të madhe të familjes, Rexhep Berisha, Nderi i Komunes së Gjilanit.
Nazmija, me vajzat dhe djalin, duhet të jenë krenarë për trashëgiminë, sikurse edhe vëllai Ruzhdiu, hallat, motrat, nipat e mbesat.
Gjilanin e Anamorava në këtë lamtumirë të fundit, e falënderon për krejt atë që i dha vendit e atdheut. Sadiku luftoi për Liri dhe për jetuar të bashkuar të gjithë shqiptarët.