Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe Lidhja e e Historianëve të Kosovës “ Ali hadri” dega në Gjilan, për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Gjilanit dhe me rastin e 70 vjetorit të martirizimit të Mulla Idriz Gjilanit organizuan simpozium shkencor , në të cilin morën pjesë më se 20 referues nga të gjitha trojet shqiptare.
Pas mbajtjes së fjalës së hapjes nga z. Naim Musliu, Kryetar i Lidhjes së Historianëve “ Ali Hadri “ dega në Gjilan. Pjesëmarrësit e simpoziumit i përshëndeti Kryetari i KBI në Gjilan pasi shprehi mirëseardhje referuesve dhe mysafirëve, ndër të tjerë tha: Mulla Idriz Gjilani flijoi veten duke u bërë kurban për të mos vdekur kurrë.
Mandej punimet e simpoziumit i përshëndeti edhe z. Lutfi Haziri kryetar i Komunës dhe Myftiu i republikës së Kosovës z. Naim Trnava.
Në këtë simpozium janë paraqitur historianë nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët me punimet e tyre shkencore kanë ndriçuar edhe më shumë figurën e Mulla Idriz Gjilanit.
Kumtesat e tyre në simpozium i lexuan, Qerim Lita, Farush Rexhepi, Hasan Bello, Ilir Zylfiu, Fitim Rifati, Naim Musliu, Sadik Mehmeti, Ramadan Shkodra, Arbër Berisha, Detor Berisha, Jeton Idrizi, Enis Abazi, Besnik Kurteshi, Nexhmedin Sejdiu, Veli Kryeziu, Merita Veseli, Enver Sadiku, Zaim Zymeri, Blerim Haziri Avni Maliqi dhe Ilir Vokshi.
Isa Mulla Idrizi, i biri i Mulla Idriz Gjilanit, ka evokuar kujtime për babain e tij, duke thënë se kjo është ditë e madhe për pasardhësit e Idriz Gjilanit, ditë rilindjeje, ditë e kujtimit të jetës dhe veprës së këtij atdhetari.