Zgjedhjet që janë mbajtur sot për Këshillat e Studentëve dhe Parlamentin e Studentëve në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë kaluar mirë dhe janë përmbyllur pa asnjë problem. Në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 1000 votues ose 28% e studentëve me të drejtë vote, të cilët kanë patur mundësi të votojnë për dy organizata studentore, Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE) dhe Rinia Studentore “Kadri Zeka”.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Vaxhid Sadriu , tha se procesi ka qenë i rregullt dhe nuk është raportuar asnjë ekses ose parregullsi.
Sipas tij, rezultatet preliminare do të shpallen më 19.05.2017, kurse në bazë të rezultateve përfundimtare që do të shpallen më 23.05.2017, do të bëhet edhe ndarja e mandateve, në proporcion me përqindjen e votave, të cilat i kane marrë organizatat studentore, për Parlament të Studentëve dhe Këshilla të Studentëve të fakulteteve.
Ai falënderoj studentët, personelin e administratës, anëtarët e KQZ-së, KVV, si dhe të gjithë ata që kanë qene pjesë e procesit në zgjedhjet e studentëve, duke përfshirë edhe përfaqësuesin e MASHT-it, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, duke bërë që zgjedhjet të kalojnë mirë dhe pa asnjë problem.
U mbajtën zgjedhjet e studentëve në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan
Ndani këtë artikull