Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësiti patrullues nga stacioni policor në Gjilan me 21 shkurt 2022, në një pikë kontrolli, ka ndaluar veturën me targa 04 për shkelje të rregullave në komunikacion ku ndaj vozitësit është shqiptu gjoba përkatëse.
Derisa patrulla policore ishte duke u marr me vozitësin bashkëudhëtari i cili gjendej në veturë u shmangë duke hyrë në një lokal të afërt dhe në tualetin e tij ka tentuar për ta fshehur një pistolete Roger me 8 copë fishekë te Cal.5.27×28 e cila ishte pronë e vozitësit B. I.
I njëjti është hetuar nga patrulla policore ku është konfiskuar arma dhe municioni.
Gjatë kontrollit në veturë është gjetur edhe një Sprej “CO2” si dhe një pistoletë – shkrepës e plastikës (emitim sikur armë e vërtet), të cilat janë konfiskuar nga policia.
Me vendim të prokurorit të shtetit rasti iniciohet si: ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.
Të dyshimtit janë intervistuar në bazë të procedurave logjore. Rasti dërgohet në prokurori.