Dje nëpër media ka qarkulluar një video ku shihet se një person duke vozitur me alarm të policisë i ka ndalur qytetarët, kinse është veturë e Policisë.
Mësohet se i dyshuari që i ka ndalur qytetarët është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Në videon, e cila dje u shpërnda në të gjitha rrjetet sociale, shihet se ai e ndalë një veturë në autostradë dhe paraqitet si polic civil.