Pas dekadave të tëra në arsim, këtë të premte është pensionuar skuiptori i njohur dhe profesori i artit figurativ në Shkollën e Arteve “Adem Kastrtai” në Gjilan , Avni Behluli, shkruan kryelajmi.com
Për këtë qëllim, në 65- vjetorin e lindjes së profesorit Avni Behluli, në Shkollën e Arteve “Adem Kastrati” është mbajtur një takim përshëndetës, në të cilin Agim Kajtazi, profesor, ka theksuar se profesori Avni arriti një objektiv të tijin dhe plotësoi misionin e tij. Sipas Kajtazit, Avniu ka një stil tjetër të jetuarit dhe se ai do të mund të përshtatet edhe në stilin tjetër të jetës e ngjashëm është shprehur edhe kolegët e tij Rexha e Gëzimi, që thanë se profesori kreu misionin e tij faqebardhë dhe ia doli mbarë. Sipas tyre Avni Behluli do të mbetet simbol i nxënësve dhe do të mbahet mend si themeluesi i Shkollës së Arteve “Adem Kastrati”.
Ngjashëm kanë folur edhe profesorët Shaban Bislimi, Rexhep Shemsiu e Luan Shahiqi, që thanë se shkolla e artit ka kaluar nëpër kohëra të vështira, me plot sakrfica, por që u kaluan suksesshëm.
Vetë Avni Behluli, ka theksuar se në arsim kishte punuar me vullnet dhe ka shprehur bindjen se ka dhënë kontributin e duhur nëpër të gjitha shkollat ku ka punuar dhe mësimin që ka dhënë nëpër shumë drejtime të ndryshme./kryelajmi.com/
Ai me theks të veçantë është ndalë tek themelimi i Shkollës së Arteve “Adem Kastrati”, duke folur për të gjithë personazhet që dhanë kontribut më këtë drejtim dhe që tashti kjo shkollë ka mbi 30 mësimdhënës dhe që nga 5 shtatori i vitit 2011 kjo shkollë ka shënuar rritën e saj.
Avni Behluli në ditën e pensionimit të tij në Galerinë e Arteve në Gjilan ka hapur një ekspozitë e artisteve të reja Rejhane Abazi dhe Leonora Xhymshiti nga profile i Dizajnit të Modës me kurator Avni Behlulin.
Ndryshe, Avmi Behluli është i lindur para 65- viteve në Breznicë, ka përfunduar fakultetin e arteve, ku edhe ka kryer studimet e magjistraturës. Ai ndryshe është një sculptor i njohur, fitues i shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare.