Sot u pensionua profesori Hetem Kosumi.
Gjimnazi nderoi angazhimin e tij. Më herët profesori kishte qenë edhe drejtor në Qendrën Rajonale për Trashëgiminë Kulturore në Gjilan si dhe drejtor në Shkollën e Mesme të Ultë “Abaz Ajeti” në Gjilan. Profesori Hetem ishte edhe veprimtar i paepur i çështjes kombëtare.
Në një postim, kolegu i tij i punës Shkëlqim Latifi ka shkruar:
Profesori Hetë siç e quanim të gjithë, ishte bashkëpunëtor i mirë, shok e mik i të gjithëve, njeri i respektueshëm dhe punëtor i palodhur.
Profesori Hetë la vepra të mira gjatë kohës sa punuam bashkë; ishte i dashur dhe i nderuar nga nxënësit me të cilet punoi deri në pensionim.
Kolektivi i Gjimnazit “Zenel Hajdini” profesorit Hetem i uron ditëlindjen dhe pensionimin duke i dëshiruar shëndet dhe mbarësi në jetë.
Falënderim për kontributin e dhënë në edukimin e brezave.
Shëndet e gëzime prfesor Hetem Kosumi!