Sot gjatë ditë është raportuar se Hysen Fetahu, pas shumë vitetve i cili ishte një ndër ushtarët më të dalluar në FSK-ë, ka marrë vendim të largohet.
Përmes një postimi përherë të parë ka reaguar duke treguar se vendimin të cilin e ka marrë është personal dhe privat, më tutje Fetahu ka thënë deri në marrjen e konfirmimit zyrtarë ai do të jetë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Statusi i plotë i Hysen Fetahut:
Familjar, miq, shokë dhe bashkëpuntorët e mi në FSK dhe gjetiu.
Vendimi për largim nga Forca e Sigurisë së Kosovës (që mbetet të konfirmohet ) është vendim ekskluziv i imi personal/privat dhe qdo tendencë për ti dhënë kahje tjetër është jo i vërtet dhe i papranueshëm.
Asnjë postim nuk është i aprovuar nga unë në portale/gazeta të ndryshme dhe si rrjedhojë nuk i bëjnë mirë askujt.
Unë ju falemnderoj të gjithëve që më keni kontaktuar dhe keni shpreh përkrahje epike ndaj meje këtë kurr nuk do tu’a harroj.
Deri në marrjen e konfirmimit zyrtar unë jam pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me rrespekt Hysen FETAHU.