I riu nga Gjilani, Ermelind Kastrati, i cili muaj më parë kishte bërë të ditur se u largua nga Forca e Sigurisë së Kosovës për shkak se në trupin e tij mban një tatuazh, ka vendosur të largohet nga vendi.
Ai ka publikuar një fotografi, ku ka treguar se tashmë ka fituar vizë drejt Evropës.
I riu Gjilani ishte njëri nga rekrutët e larguar nga FSK-ja për shkak se kishte një tatuazh në krahun e tij.
Ai kishte treguar se tatuazhin e ka bërë pasi ka aplikuar në FSK, për ushtar.
“Mu shterrshin sytë nëse pushoj lirinë tënde me ëndërrue mallkue qoftë gjaku im nëse m’vrasin pa luftue”, ishin vargjet e famshme të Agim Ramadanit që ai i kishte përjetësuar në tatuazh./reporteri/