Prokurorët kanë ngritur dy aktakuza ndaj katër personave për rastin e kompanisë Eco Higjiena në Gjilan, tregojnë për “Toskanapress.info” zyrtarë nga Prokuroria Themelore në Gjilan.
Prokurori Arben Ismajli, ka ngritur me 18 nëntor 2016 aktakuzë kundër Senad Ramaj, drejtor ekzekutiv në kompaninë Eco Higjiena, Gerhard Dumer, këshilltar në Eco Higjiena dhe ekonomisitit Fidan Hasani. I pari akuzohet për kryerjen e veprave penale falsifikim i dokumentit zyrtar dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare. I dyti, veprën penale ushtrim i ndikimit. E i treti për veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar.
Edhe prokurori Agron Uka, ka ngritur me 29 nëntor 2016 aktakuzë kundër menaxherit Senad Ramaj dhe kundër juristit Besim Osmanit. I pari akuzohet për kryerjen keqpërdorim i detyrës zyrtare. E i dyti për veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar.
Sipas aktakuzës së prokurorit Arben Ismajli, të pandehurit S. Ramaj dhe F. Hasani si zyrtar në pozitën e anëtarëve të bordit të drejtorëve të kompanisë me 19.10. 2012 me qëllim kanë përpiluar dhe nënshkruar dokumentin zyrtar dhe atë vendimin për formimin e komisionit për shitjen ee mjeteve-aseteve të havarisura. Në atë mënyrë që me këtë vendim e kanë formuar komisionin në përbërje të S. Ramaj, Naim Sherifi, Jasmin Avdyli dhe Fatmir Dauti në emër të bordit të drejtorëve të ShPK Eco Higjiena të nënshkruar nga i pandehuri F. Hasani për të cilin vendim nuk ka procesverbale të mbajtjes së mbledhjeve të bordit të drejtorëve si dhe nuk ka procesverbale për vlerësimin e gjendjes teknike të mjeteve-aseteve të shitura edhe pse kanë qenë në dijeei se këtë vendim nuk e ka marrë bordi i drejtorëve të kompanisë dhe mbi bazën e këtij vendimi i pandehuri S.Ramaj me anëtarët e komisionit i ka shitur disa asete të kompanisë. Me këtë në bashkryerje kanë kryer veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 434 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPK-së.
I pandehuri S. Ramaj, në fund të vitit 2012 dhe fillimin e vitit 2013 në regjionin e Gjilanit si person zyrtar në pozitën e anëtarit të bordit, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tija zyrtare, në atë mënyrë që fillimisht me vendimin e shpalljes së ankandit publik, ashtu që ka shitur shtatë automjete dhe kontenjerë pronë e kompanisë, të cilat asete me 06.01.2012 janë vlerësuar në kontabilitet në shumën prej 80 mijë e 576.83 euro. Ndërsa të njëjtat automjete – asete dhe kontenjerë janë shitur pë rmbeturina hekuri në total në shumën prej 16 mijë e 249.30 euro. Ashtu që këto asete janë shitur edhe pa i përfillur procedurat e vlerësimit dhe konstatimit të gjendjes së tyre teknike dhe vlerës reale- ekonomike, në këtë mënyrë të dëmtuarën Eco Higjieena pjesën publike e ka dëmtuar në shumën prej 64 mijë e 327.53 euro. Me këtë ka kryer veeprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i KPK.
I pandehuri Gerhard Dumer, me 07.09.2016 rrethë orës 11.30 në Gjilan në kompanin Eco Higjiena, me qëllim të përfitimit për personin tjetër në mënyrë të drejtëpërdrejtë ka ushtruar ndikim në personin zyrtar Leonora Latifi, drejtoresh financiare. Në atë mënyrë që pa ndonjë vendim nga bordi i drejtorëve, verbalisht e ka urdhëruar të njëjtën që nga llogaria bankare Eco Higjiena të transferoi 5 mijë euro në llogarin e avokatit Sherif Sherifi për shërbimet e përfaqësimit të kryera në favor të pandehuri S. Ramaj. Ashtu që e njëjta është detyruar të bëjë transferin e të hollave, duke i shkaktuar dëmë kompanisë në shumën prej 5 mijë euro. Me këtë ka kryer veprën penale të ushtrimit të ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 i KPK-së.
Prokurori i Shtetit Arben Ismajli, ka konsideruar se kjo aktakuzë ështe bazuar mirë dhe e ligjshme, andaj i ka propozuar gjykatës që të pandehurit ti shpall fajtor për veprat penale të kryera dhe të njëjtëve t’ia shqiprtoi dënimin e merituar.
Ndërsa sipas aktakuzës së prokurorit Agron Uka, i pandehuri S. Ramaj, me 10.07.2015 si person zyrtar ka keqëpërdor pozitën e tij apo autoritetit zyrtar me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose personin tjetër, apo t’i shkaktoj dëmë personit tjetër në rastin konktret kompanisëe Eco Higjiena. I njëjti në kundërshtim me ligjin ka keqpërdor autoritetin e tij zyrtar duke nxjerr ankes statutin nr 1 me nr 513. Me që rast i njejti e ka ndryshuar dhe nënshkruar këtë pa pëlqimin e bordit si kryeshef ekzekutiv edhe pse i njejti e ka ditë se me veprimet e tij është në kundërshtim me statutin e shoqërisë aksionare. Ashtu që ka keqpërdor veprimet e tij duke marrë vendime në mënyrë të kundërligjshme për pagesa, për avokatë të pa licensuar me pagesë prej 300 euro në muaj brenda periudhës një vjeqare. Me këtë ka kryer veprën penale keqpërdorim të poziës ose autoritetit zyrtar nga neni 422 paragarafi 1 të KPK-së.
I pandehuri Besim Osmani, me 01.01.2013 në mënyrë të vazhdueshme me dashje ka falsifikuar dokumentin zyrtar-autorizimin, në atë mënyrë që edhe pse i njejti me dije e ka ditë se nuk është i autorizuar si përfaqësues si Eco Higjiena, nuk ka pasur autorizim të shkruar me shkrim nga Komisioni i aksionerëve. Në atë mënyrë që duke përfaqësuar interesat pa kurrfarë baze juridike të kompanisë, duke përdor njëkohësisht dokumentin edhe vulën e Eco higjienës nëpër gjykata dhe nënshkruar me autorizime në kontratat si përfaqësues ligjor i kompanisë. Ashtu që me 19.01.2016 komisioni komunal i aksionarëve pjesa publike, ka shfuqizuar çdo të drejtë të përfaqësimit në të gjitha organet gjyqësore të pandehurit B. Osmani, pasiqë ka falsifikuar kontratat, autorizimet, procesverbalet në emër të kompanisë. Me këtë ka kryer veprën penale falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 434 paragrafi 1 I KPK-së.
Prokurori i Shtetit Agron Uka, ka konsideruar se kjo aktakuzë ështe bazuar mirë dhe e ligjshme, andaj i ka propozuar gjykatës që të pandehurit ti shpall fajtor për veprat penale të kryera dhe të njëjtëve t’ia shqiptoi një saknsion penal.
Nga ana tjetër të dy aktakuzat kanë shkuar në Gjykatën Themelore në Gjilan, të cilat janë në shqyrtim nga gjyqtarët dhe pritet të nis shqyrtimi.
Aktakuzën kundër Sendaj Ramaj e Besim Osmani, e ka në duar ushtruesi i detyrës së kryetarit Afrim Shala dhe procesi po vazhdon. Ai tregon për “Toskanapress.info” se seanca e shqyrtimit kryesor është caktuar për 15 shkurt.
Aktakuzën tjetër sipas informacioneve tona e ka gjyqtari Aziz Shaqiri dhe që pritet të vazhdoi shqyrtimin e saj./TP/
Udhëheqësit e Eco higjienës akuzohen për falsifikim, keqpërdorim e ndikim.
Ndani këtë artikull