Sot zhvillohen dy ndeshje të vlefshme për xhiron e 22-të në Superligën e Kosovës shkruan Radio Star.
Ndeshja e cila veçohet sot është ajo mes Ballkanit dhe SC Gjilanit, e cila do të luhet në Suharekë.
Në xhiron e fundit dy skuadrat nuk mundën të marrin fitore, Ballkani pësoi humbje nga Drita me rezultat minimal, kurse SC Gjilani barazoi në Drenas, kundër Feronikelit’74.
Dy skuadrat sot kërkojnë fitore, Ballkani për të ruajtur pozitën e parë, Gjilani për ti ikur zonës së barazhit.
Kjo ndeshje luhet nga ora 13:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë./radiostar/