Organi disiplinor i UEFA-s ka dënuar me 50 mijë euro dhe dy ndeshje vendase pa prani të tifozëve, për shkak të sjelljeve raciste të tifozëve llapjanë, pushtimin e fushës së lojës, hedhjen e objekteve, ndezjen e fishekzjarreve dhe mesazhet provokuese, në ndeshjen me Budoçnostin.
Ndeshja e dytë si vendase pa tifozë mund të falet, nëse sjellje të njëjta nuk përsëriten në periudhë prej dy vitesh.
UEFA po ashtu ka urdhëruar Llapin të vendos një pankartë me shkrimin “#NoToRacism”, me logon e UEFA-s në të, në ndeshjen e ardhshme si vendase.
8 mijë euro të tjera gjobë janë aplikuar shkaku i bllokimit të rrugëve publike. /klankosova