Skuadra e Dritës nesër do të paraqitet sërish në Ligën e Kampionëve, por kësaj radhe do të jetë më speciale, pasi ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.
E gjithë Kosova ka sytë tek ndeshja e madhe e Dritës që zhvillohet nesër, shkruan GazetaBlic
Drita do të ndeshet me Malmon FF me fillim nga ora 20:45, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
“Intelektualët do të bëjnë një paraqitje siç ata dijnë. Ata e kanë dëshmuar vetën edhe në derbi dhe në ndeshjet tjera të ligës. Në plan e kemi pasur një koreografi 3D, me ç’rast edhe kemi bërë kërkesë tek UEFA, por një gjë e tillë nuk na është lejuar. Shtyllat të cilat vendosen në kuadër të koreografisë (3D) nuk na janë lejuar, andaj kjo nuk mund të realizohet. Megjithatë, koreografia do të realizohet, mirëpo jo në 3D, pasi nuk na është lejuar”.
Sipas klubit të Dritës, për vetëm 24 orë janë shitur rreth 8,000 bileta për takimin Drita – Malmo. Shitjet po vazhdojnë edhe sot dhe pritet që stadiumi ‘Adem Jashari’ të jetë i stërmbushur për ndeshjen historike të skuadrës nga Gjilani në Ligën e Kampionëve.