Ndërkohë, edhe UEFA ka shkruar për Dritën, e cila e regjistroi fitoren e parë në histori të futbollit kosovar, shkruan Zeri.info.
“Kampioni i Kosovës, Drita e fitoi ndeshjen në debutimin e saj në Evropë për ta arritur finalen preliminare të së premtes.
Shabani e shënoi golin e parë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2018/19.
Kurse, fitoren e kosovarë e ‘vulosi’ Gërbeshi pasi shënoi nga penalltia.
Ndërkohë, FC Santa Coloma shkon në Europa League”, ka shkruar shtëpia e futbollit evropian në uebfaqen e vetë zyrtare.
Drita do ta zhvillojë ndeshjen finale të parakualifikimeve të premten./Zeri/