Drita dhe Prishtina i kanë bërë nderë futbollist të Kosovës dhe kjo është konfirmuar edhe nga vet UEFA.
Kalkulatori i koeficientëve të UEFA-s që bën përllogaritjen e koeficientëve të vendeve anëtare të UEFA-s është befasuar nga skuadrat e Kosovës.
Drita e fitoi turneun para kualifikues të Ligës së Kampionëve në Gjibraltar
Prishtina dhe Drita me kualifikimet e tyre kanë bërë që Kosova të ngjitet në vendin e 53-të të klasifikimit të shteteve në këtë ranglistë të UEFA-s, ku Kosova startoi para dy vitesh prej pozitës së 55-të.
Triumfet e Prishtinës në Europa League dhe të Dritës në Ligën e Kampionëve, ku dy skuadrat tash do të luajnë në rrethin e parë të garave respektive, ka bërë që Kosova për sezonin 2018/2019 të jetë në vendin e gjashtë të vendeve më të suksesshme në garat evropiane.
Aventura e klubeve nga Kosova në garat e UEFA-s vazhdon javën e ardhshme.
Të martën në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, kampioni i Kosovës, Drita, e pret kampionin suedez, Malmon.
Menjëherë të mërkurën në rrethin e parë të Europa League, Prishtina zhvillon ndeshjen e parë ndaj Fola Esche në Luksemburg.
Suksesi dhe serioziteti i Dritës e Prishtinës mund t’ia sjellë Kosovës qysh nga sezoni i ardhshëm edhe një vend për skuadrën që përfundon e treta në kampionat.