Me iniciativën e udhëheqësit të Zyrës për të Drejtat e Njeriut e Komunitetit, Ardian Foniqi janë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi në mes të Organizatës Jo-qeveritare Down Syndrom Kosova në Gjilan me donatorët-kompanitë ujit Dea dhe ajo e ndërtimit të banesave Xhevda MAAE.
Marrëveshja u nënshkrua me qëllim që kompania e ujit “Dea” t’i furnizoi me ujë të pijes për një vit 40 anëtarë që marrin shërbime në Down Syndorm Kosova.
Ndërsa kompania e ndërtimit “Xhevda MAAE”, e cila ofron për një vit shujtë-kifle për 40 anëtarë qe marrin shërbime në Down Syndrom Kosova në Gjilan.
‘I falënderoi donatorët për mbështetjen që dhanë për një vit për këtë kategori të fëmijëve, të cilët deri tash këto shërbime nuk i kanë gëzuar dhe tash e tutje falë këtyre dy donatorëve do ti kenë”, tha Ardian Foniqi.
Udhëheqës i Zyrës për të Drejtat e Njeriut e Komunitetit, tha se kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni është i përkushtuar që t’i mbështes këtë OJQ, së cilës i është dhënë në shfrytëzim objektit për ti zhvilluar aktivitetet ditore 40 fëmijët në fjalë.
Marrëveshja është nënshkruar nga drejtoresha e Down Syndrom Kosova Sebahate Hajdini Beqiri dhe nga pronari i kompanisë Xhevda, Xhevdet Hajrullahu dhe nga kompnia Dea Kushtrim Avdyli.