Uji i kësaj banje, që ka temperaturë 18 gradë dhe përmban shumë minerale, po bën mrekulli në jetën e njerëzve që kanë probleme shëndetësore.
Sëmundjet që shërohen këtu janë të panumërta. Është dëshmuar ilaç i mrekullueshëm për sëmundjet e eshtrave, infeksionet e brendshme dhe të jashtme, hemorroidet, sytë, varrat e shkaktuara nga sëmundja e sheqerit, urinimi i fëmijëve gjatë natës, “bythëpulet” dhe qindra sëmundje tjera. Askush nuk ka dalë nga ky ujë i pakënaqur.
Melhem për qindra sëmundje
Ai heziton t`i përmendë me emra personat, për shkak të ndjeshmërisë së rasteve që vijnë këtu për shërim. Uji i kroit të Fadilit përdoret edhe për larje, edhe për pije. Ai ka dy burime.
Njëri, që është më i yndyrshëm, i mbushur me alga, përdoret për larje, kurse tjetri, një vrushkull uji që del nga toka, përdoret për pije.
Karakteristikë e këtij uji është se i formon algat për 10-15 minuta. Kjo tregon se ka fuqi të “bashkojë” pjesët e ndara, siç ndodh me eshtrat, kur thyhen ose lëndohen. Nuhiu, një kushëri i Fadilit, jeton në Amerikë prej disa vitesh.
Bashkëshortja e tij trajtohet atje me vite prej eshtrave të butë. I thyen shpesh. Së fundi vuante tepër prej një thyerje në gju. Nuhiu thotë se gruaja kishte dhembje të mëdha dhe nuk ngrihej dot pa ndihmën e dikujt tjetër.
Ai tregon se vitin e kaluar kur kishin ardhur në pushime në vendlindje, Fadili i kishte sugjeruar ta provonte ujin e banjës së tij. Gruaja kishte refuzuar të hynte, duke mos besuar se uji do ta bënte atë që s`e kishin bërë mjekët në Amerikë me eshtrat e saj.
“E futëm ca si me zor, duke e mbajtur për krahësh. Ndenji rreth një orë dhe pastaj e morën përkrahësh dhe e dërguam në shtëpi. Ra të flinte se ndihej e lodhur dhe kur u zgjua pas një kohe eci me këmbët e veta sikur të mos kishte pasur asgjë”.
Nuhiu thotë se ndoshta edhe terapia mjekësore e ka bërë të veten, por nuk e mohon se mrekullia ndodhi pasi ajo hyri në Banjën e Dunavit.
Mrekullia e fshehur mijëra vjet
Analizat e bëra në Kosovë, Nish e Austri, tregojnë për një ujë me përbërje të jashtëzakonshme, që ka fuqi të shërojë gati gjithçka. Nebiu tregon si tokën ku e zbuloi ujin magjik dikur e kishin punuar. Ishte tokë që e bënte bereqetin.
Një ditë, para 5-6 vitesh, duke shëtitur në atë pjesë, që ka një natyrë të mrekullueshme, kishte vërejtur një rrjedhë uji të yndyrshëm, që më herët nuk kishte qenë. “E kuptova menjëherë se aty ndodhte një mrekulli, e fshehur nën tokë.
Me një të futur të lopatës pak më thellë, uji shpërtheu”, tregon Fadil Nebiu, ndërkohë që tregon raste e raste që ia kanë parë hairin këtij uji për kaq pak kohë.”Një vajzë erdhi një ditë në shitoren time të qëndistarisë në Gjilan, për të blerë disa penj.
Gojën dhe buzët i kishte pasur krejtë- sisht varrë. Unë ia ofrova një shishe uji nga kroi i Dunavit, që e kisha në dyqan. I thashë të pastronte fytyrën me të.
Njëherë refuzoi, sepse nuk ishte ardhur për ilaç në një dyqan penjsh, por dikur u bind dhe e mori. Kur u kthye pas disa ditësh, nuk e njoha. Ishte shëruar aq mirë sa dukej tjetër”. Fadili ka vendosur ta fusë më thellë lopatën, me shpresë se do ta zbulojë edhe ujët e nxehtë.
Beson se në këtë vend duhet të ketë edhe burime termale. “Nëse nuk e gjej ujin e nxehtë, atëherë do ta gjej ndonjë mënyrë për ta ngrohur, sepse njerëzit kanë nevojë të vijnë këtu edhe gjatë dimrit”.
Në këtë vend ka edhe legjenda për kroin e syrit, që siç thuhet, dikur është përdorë për shërimin e syve dhe kthimin e shikimit. Por uji i kroit të Fadilit është “melhem” për shumë sëmundje. Kjo mrekulli e natyrës ka qenë e fshehur mijëra vjet
Uji i Dunavit i rikthen njerëzit në këmbët e veta.( Lexo në link )
Ndani këtë artikull