Kriza e shkaktuar nga lufta e cila është duke vazhduar në Ukrainë, ka lënë gjurmët në ekonominë në Kosovë, e nëse vazhdon kjo gjendje atëherë po vlerësohet se gjendja vetëm sa do të vështirësohet.
Këtë e potencoi drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë (KIE), Emrush Ujkani, në një intervistë për Ekonomia Online.
Sipas tij, ky ndikim ka shkaktuar edhe rritjen e inflacionit, duke shtuar se nëse vazhdohet kjo gjendje atëherë mund t’i afrohemi edhe një varfëri ekstreme.
“Ndikimi i luftës në Ukrainë është i pa shmangshëm, është duke u vërejtur për ditë në vendin tonë, kjo është një breng jo vetëm rajonale por edhe globale. Ajo është duke lënë gjurmët e veta edhe në ekonomit e brishta si kjo e jona. Ndikimi është i madh, rritja e inflacioni është rezultat i këtij ndikimi, po ashtu edhe në sektorin e energjisë që jo vetëm Kosova por i gjithë kontinenti i Evropës është në një pikëpyetje të madhe për reduktime të rrymës”, tha ai.
“Nëse vazhdohet në këtë gjendje mund t’i afrohemi një rreziku të tillë nëse vazhdon kjo në çfarë gjendje jemi tash. Në këtë drejtim Kosova do ta ketë edhe mbështetjen e aleatëve qysh e ka pas deri me tani. Është e vërtet që nëse vazhdohet në këtë formë mund të kemi situata të tilla”, tha ai.
Ai u shpreh se në këso gjendje Qeveria duhet të jetë pranë qytetarëve, e sidomos aferë sektorit privat, duke shtuar se duhet të shihet mundësia për t’i ndihmuar bizneset.
“Qeveria duhet të jetë gjithmonë dhe më tepër afër qytetarëve dhe sektorit privat. Sektori privat ka luajtur dhe e luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Në anën tjetër Qeveria duhet të punojë më tepër që të vetëdijësoj dhe ta kemi mbështetjen e aleatëve perëndimore që është e domosdoshme për t’i tejkaluar këto kriza”.
“I gjithë sektori privat në vendin tonë duhet të synohet që t’i lehtësohet sa më tepër që është e mundur të bërit biznese në vendin tonë. Njëjtën kohë duhet të shihet edhe mundësia për t’i ndihmuar bizneset për t’i mbijetuar këtë krizë e cila nuk është e lehtë. Këtu duhet të jemi të vetëdijshme që ekonomia mbijeton duke e tejkaluar këtë krizë”, tha ai.
Ai foli edhe për investimet e huaja në Kosovë, ku tha se vendi ynë shikohet si një mundësi e mirë për të investuar, por që sipas tij me kriza si politike e ekonomike investitorët nuk shohin siguri.
“Kosova prej shumë vendeve shikohet si një mundësi e mirë për të investuar në shumë fusha, kriza edhe politike edhe ekonomike që e kanë mbizotërua këtë 10 muaj të këtij viti, kanë ndikuar tek vendet që mund të jenë investor potencial sepse rreziku është i madh”.
“Investitori në rendë të parë aty ku dëshiron të investoj dëshiron që të ketë siguri. Ne në në këto momente nuk flasim për atë siguri, ajo siguri është e cenuar. Investimet kanë munguar edhe në nivel nacional. Qeveria duhet të jetë më e kujdesshme për investimet e huaja që të krijo klima sa më të favorshme të bëri biznes në vendi tonë”, tha Ujkani.