Sot, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar udhëzimin administrativ, vendim ky me anë të së cilit ulen rreth 40% tarifat e përmbaruesve privat, duke i reduktuar në masë shpenzimet e qytetarëve lidhur me shërbimet e përmbaruesëve.
Me udhëzimin e nënshkruar sot nga ministrja Haxhiu, do të mundësohet lirimi nga pagesa fillestare për kreditorët me gjendje të vështirë ekonomike.
Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, do t’i kemi tarifat e reja ku qytetarët nuk do të ngarkohen me tarifa të larta por të përballueshme.