Lidhja Demokratike e Kosovës mund të humbë dy ulëse në Kuvendin e Kosovës nëse koalicioni Nisma-AKR e kalon pragun zgjedhor pas rinumërimit të 314 vendvotimeve, votave me postë dhe atyre me kusht.
Nga 30 ulëse që merr sipas rezultatit preliminar të 100 për qind të votave të numëruara nga KQZ, LDK do të kishte vetëm 29 ulëse në Kuvend nëse Nisma-AKR kalon pragun, raporton Gazeta Online Insajderi.
Sipas Formularit të Raportimit të Rezultateve të partive politike (FRP), pas rinumërimit të 82 për qind të votave nga rinumërimi i 314 vendvotimeve, Nisma qëndron mbi pragun zgjedhor.
E, me kalimin e pragut zgjedhor sipas këtij rezultati – me 5.02 për qind të votave të fituara – koalicioni Nisma-AKR do t’i sigurojë 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës.