Dy tifozë të grupit “Intelektualët” janë gjobitur me nga 500 euro nga Policia e Kosovës, pas incidentit të ndodhur në stadiumin e Podujevës gjatë ndeshjes së djeshme.
Sipas grupit ultras, njëri prej tyre u ndëshkua vetëm pse stërpiku me birrë shokët në momente feste, ndërsa tjetri për reagimin ndaj ndërhyrjes së policisë.
Ky veprim është cilësuar nga tifozët si i paprecedentë, represiv dhe tentativë për ta kthyer tribunën në “teatër të heshtur”.
Komunikata e plotë e Intelektualëve:
E paprecedentë dhe e patolerueshme, sjellja vulgare dhe mafioze, dje nga policia e Kosovës në Podujevë!
Keni parë ju raste, ku dikush dënohet në shifra 500 euro, vetëm se në momente pasioni dhe feste, zgjedh të stërpik me birrë shokët e vëllezërit e tij në tribinë?!
As ne nuk e besonim, se ka shkuar deri këtu paftyrësia e uniformave policore, por ja që dje ishim dëshmitarë, ku 2 nga antarët tanë u dënuan me nga 500 euro. Njëri veç pse stërpiku me birrë e tjetri vetëm pse reagoi në momentet kur policët iu vërsulën antarit tonë. Në fakt, reaguam të gjithë, ku si pasojë e konflikteve me polici, edhe kopi mbeti i boshatisur në minutat e fundit të ndeshjes.
Nuk e kuptonim pse gjithë ajo panikë dhe presion, nga uniformat e atyre që as nuk kanë se çka kërkojnë në një tribinë me Ultras. Mënyra se si ata reaguan dje, ishte si në një akt terrorist, gjersa thjeshtë pak birrë po fluturonte në kopin tonë, në momente pasioni, feste e kënge të pandalshme!
Ekziston një metodë, që fatkeqësisht ka filluar të kthehet në trend, që stadiumet dhe tribinat në Kosovë, të transformohen në teatër, ku të gjithë duhet të qëndrojnë ulur dhe pa bërë zhurmë. Por, Ultras janë të zotuar të mos lejojnë të tilla regresione. Ne në stadiume jemi për pasion, për këngë, për festë, për adrenalinën që gjithmonë na ka ofruar futbolli dhe tribina. Nuk jemi spektator, nuk jemi shikues, nuk mund të qëndrojmë ulur dhe urtë, ashtu siç ky sistem me polici dhe pothuajse me të gjitha kryesitë e klubeve futbollistike, në vazhdimësi po e kërkojnë.
Ju po kërkoni nga ne dhe nga të gjitha grupimet e tjera, të sillemi komfort “rregullave” tuaja, vetëm e vetëm që të mos dënoheni dhe gjobiteni. Për interesat e xhepave tuaj, po kërkoni të vrisni pasionin dhe dashurinë e tifozëve ndaj tribinës. Po kërkoni të vrisni shpirtin dhe mentalitetin tonë Ultras. Por, këto kënaqësi, kurrë nuk do t’ua ofrojmë!
#acAB1312 #UltrasPassion #UltrasNukËshtëKrim #Intelektualët1998